Top Albania Radio
Top Albania Radio Special
Pak ditë më parë u lajmëruan kush do të ishin artistët që do të performonin në shfaqjen televizive më të ndjekur në botë - pushimin mes pjesëve të finales së Superbowl. Si ‘rastësisht’ nuk është një artist por janë pesë, katër prej të cilëve yje të muzikës së viteve ’90 (fundit të 1990 dhe fillimit të 2000).
Nëse për gjeneratën e Millenials e më tej, ata konsiderohen old, vingate, zgjedhja për t’i dhënë hapësirë, në një nga shfaqet muzikore më të lakmuara në botë - Dr. Dre, Snoop Dogg, Eminem, Mary J Blige tingëllon e çuditshme. Me ta do të jetë edhe Kendrick Lamar (ylli i “Sit down, Be Humble”).
E çuditshme apo jo, buzz-i i krjuar prej tyre është i jashtëzakonshëm, sado mund të quhen yje të perënduar. Muzika e tyre përkon me fillimet e radios më të dashur të shqiptare, 24 vite më parë. Valët e Top Albana Radio’s buçisnin me këngë si “Still”, “Slim Shady” apo “The Next Episode”.
Ka një shprehje që thotë se pas viteve ’80 në muzikë nuk ka asgjë të re. Sidomos vitet ’90 ishin ripaketim i gjithçkaje ishte bërë më parë. Por ishte pikërisht ky ripaketim i cili i hapi rrugën atyre artistëve që sot mbretërojnë klasifikimet dhe shesin stadiume.
Kushtuar muzikës së viteve ’90 ju ftojmë në një program nostalgjik po aq sa profetik.