About
“Ronaldo Sharka Podcast” është një emision radiofonik me ritëm, humor dhe intervista pa filtra, ku personazhe të njohur nga bota e showbiz-it, medias, artit dhe jetës publike përballen me pyetje të drejtpërdrejta dhe shpesh provokuese. Me një stil gazetaresk me spec, kurioz dhe të paparashikueshëm, Ronaldo Sharka nxjerr në pah anën e panjohur të të ftuarve, duke prekur tema që të tjerët shpesh i shmangin. Nga rrëfimet personale te debatet, batutat dhe momentet e papritura, çdo episod synon të krijojë një bisedë autentike, argëtuese dhe me potencial për t’u bërë viral.