Fsh. SHEMSHOVË i takon komunës së Jegunovcit me 7 km largësi. Ky fshat numëron gjithsejtë mbi 300 shtëpi me shqiptarë, 20 me maqedon dhe 1 turke. Ky fshat gjithsej ka mbi 2.500 banorë.
Në historiografi ky fshat (SHEMSHOVA) përmendet prej vitit 1455, kur sipas të dhënave turko-osmane ka pasur 36 familje. Pozita gjeografike që shtrihet në rrafshin e Pollogut, e ka bërë që gjithmonë të luftojë për t’iu përballuar hordhive të ndryshme gjatë shekujve.
Sipas dy organizimeve territoriale të fundit 1996 dhe 2004 Shemshova si vendbanim i takon Komunës së Jegunovcit me 7 km largësi. Komunë kjo sipas ndarjes së 1996 kishte 29 % shqiptarë, kurse me atë të 2004 ka 44 %shqiptarë. Prej vitit 1945-1951 ka qenë qendër komunale, e cila shtrihej prej Radushe e deri në Trebosh. Tani me ndarjen territoriale të vitit 1996 dhe 2004, edhe pse fshat më i banuar (mbi 2500 banorë) dhe vendbanim që paraqet qendër për të gjitha fshatrat i merret e drejta që të bëhet seli e komunës vetëm pse është me popullsi shqiptare.
Familjet më të mëdha rrjedhin nga Lakushët, Topojanët, Trakalaçët, Luarasit, Muhaxherët. Numëron mbi 300 shtëpi me shqiptarë, 20 me maqedonas dhe 1 turke.
Në lindje në një largësi prej 2 km ka brigjet e lumit Vardar, në perëndim kufizohet me fshatin Zhillçë, në jugperëndim me f. Ozurmishtë dhe në verilindje me fshatin Prelubishtë. Shemshova ka mbi 2.500 banorë ose ¼ e banorëve të komunës ekzistuese.
Shemshova ka Zyrën e vendit (gjendjes civile) dhe postën e fshatit (te cilat i mbulojnë pesë fshatra).
GeneralTetovo, MacedoniaEnglish (U.S.)