zeno
Create a Station
Explore
Religious
Music
News
Podcasts
Bible
By Genre
By Location
By Language
Download App
Toggle Sidebar
zeno
A2 CNN
ELEFANTI NË DHOMË
Society & Culture
Albanian
Një program bashkëkohor ku eksplorohet thelbi shpesh i padukshëm i realitetit përmes një drite të re. Nga Ervin Qafmolla, A2 CNN
Website
Episodes
93
22 February 2026
ELEFANTI NË DHOMË #90 Avenir Peka: Rrjeti sekret i Epstein dhe pervertimi i Perëndimit
Eksperti i sigurisë Avenir Peka diskuton mbi nivelin e implikimit të sferave të pushtetit dhe të aktorëve të sigurisë globale në orgjitë dhe shthurjet kriminale të Jeffrey Epstein. Gjithashtu, ai e vrojton këtë zhvillim edhe në kontekstin më të gjerë të një bjerrjeje morale në shoqëritë Perëndimore.Episodi #90 i ELEFANTI NË DHOMË shpërndahet i plotë (uncut) në të dielën, ora 19:00 në Youtube,...
1 h 18 min
09 February 2026
ELEFANTI NË DHOMË #88 Wandrille Potez: Searching for Albania’s forgotten churches
French researcher and photographer Wandrille Potez explains how he discovered several abandoned Byzantine churches in Albania, discussing their historical and cultural significance as well as the possible future of these monuments.Elefanti në Dhomë është një program bashkëkohor, i cili funksionon si një shartim mes podkastit dhe një emisioni televiziv, ku eksplorohet thelbi shpesh i padukshëm i...
1 h 6 min
08 February 2026
ELEFANTI NË DHOMË #88 Wandrille Potez: Në kërkim të kishave të harruara të Shqipërisë
Studiuesi dhe fotografi francez Wandrille Potez tregon sesi zbuloi disa kisha të braktisura bizantine në Shqipëri, përfshi për rëndësinë e tyre historike dhe kulturore, si edhe për të ardhmen e mundshme të këtyre monumenteve. Episodi #88 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
1 h 7 min
01 February 2026
ELEFANTI NË DHOMË #87 Elian Stefa: Jeta si akt guximi midis nisjes dhe mbërritjes
Elian Stefa, kurator arti dhe arkitekt diskuton për reflektimin dhe krijimtarinë si antidotë kundër plakjes shpirtërore, duke e përkthyer pjekurinë në akt guximi dhe evoluimi për të çuar përpara ëndrrat dhe për të përmbushur aspiratat.Episodi #87 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
57 min
25 January 2026
ELEFANTI NË DHOMË #87 Roden Hoxha: Ka edhe më keq...
Roden Hoxha, gazetar dhe jurist, analizon gremisjen e Shqipërisë drejt fundit të kazanit europian dhe ballkanas, ku pothuajse çdo sektor dhe tregues – nga mirëqenia, ekonomia, mjedisi, arsimi dhe shëndetësia, krimi i organizuar dhe çdo gjë tjetër që mund të vijë ndër mend – tregon dështimin e thellë të vendit.Gjithashtu, Hoxha flet edhe për korruptimin masiv të njerëzve, të cilët kanë përherë e...
1 h 4 min
18 January 2026
ELEFANTI NË DHOMË #86 Ilir Kalemaj: Amerika e Re, Amerika e Vjetër dhe Rendi i Ri Botëror
Politologu dhepedagogu Ilir Kalemaj shpjegon sesi lëvizjet në dukje impulsive të Donald Trumpjanë pjesë e strategjive të vjetra dhe taktikave të përditësuara, të cilat nukjanë objekt i ndonjë ndryshimi të beftë, por që megjithatë po i japin formë asajqë disa e konsiderojnë një rend të ri botëror. Kalemaj hedh dritë edhe mbi efektet në këtë pjesëtë globit, duke parë brenda situatës në Shqipëri dhe...
1 h 12 min
11 January 2026
ELEFANTI NË DHOMË #85 Arnen Sula: Arti si terapi kolektive për traumat e diktaturës
Aktivisti Arnen Sula diskuton shpërfilljen institucionale ndaj çështjes së të përndjekurve nga diktatura komuniste, si edhe angazhimin e tij personal në përçimin jo vetëm të tregimeve, por edhe të realiteteve që nuk përcillen dot me fjalë.ELEFANTI NË DHOMË #85 hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
56 min
04 January 2026
ELEFANTI NË DHOMË #84 Kled Guza: Viti i Ri me “Nëna Parti”
Muzikanti (dheinxhinieri) Klejd Guza luan ‘live’ në ELEFANTI NË DHOMË disa prej kompozimevetë tij të spikatura, teksa reflekton mbi profesionin si inxhinier, jetën në mërgimsi edhe frymëzimin dhe krijimtarinë në Shqipërinë e kohëve tona.
1 h 4 min
22 December 2025
ELEFANTI NË DHOMË #83 Ron Gjura: Rruga e mundimshme drejt përmbushjes dhe qejfit
Muzikanti dhe kompozitori Ron Gjura flet për zgjedhjet e ashpra mes pasioneve të kundërta, për sakrificat e egra në emër të artit, si dhe për arsyet se përse në Shqipëri ka pak muzikë të mirë.ELEFANTI NË DHOMË #83 hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
43 min
14 December 2025
ELEFANTI NË DHOMË #82 Marenglen Kasmi: Tallja me partizanët dhe rehabilitimi i fashistëve shqiptarë
Historiani Marenglen Kasmi analizon shpërfilljen dhe baltosjen e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare si një mënyrë për të varrosur mëkatet e të parëve, por dhesi orvatje e fshehtë për të rehabilituar dhe normalizuar fashizmin dhe nazizmin.Episodi #82 iELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00, në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
1 h 13 min